
Në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon leje për t’u betuar.
Teksa po shkonte në gjyqin e Fredi Belerit, Vangjel Dule është goditur me vezë nga një qytetar.

Në seancën e sotme është paraqitur edhe ambasadorja greke.
Kujtojmë se ditën e sotme do të mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.
Gjykata e Posaçme e Apelit më parë shtyu për në 24 janar seancën, pasi në seancën e fundit përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, u arrestua më 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.
Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.
Lini një Përgjigje