TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 09:54

U arrestua për blerje votash, Gjykata e Apelit shqyrton sot ankimimin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për blerje votash, Gjykata e Apelit shqyrton sot ankimimin e

Ditën e sotme do të mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Gjykata e Posaçme e Apelit më parë shtyu për në 24 janar seancën, pasi në seancën e fundit përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, u arrestua më 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi. I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

gjkko fredi beleri himarë

Lini një Përgjigje