
Mustafa Lici është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.
Ibrahim Lici përmendet në dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.
“Sa lekë do, hap gojën. E kryej vetë, që mos vrasim njerëz kot”, ka thënë Behar Bajri në bisedën e zbardhur me Pëllum Gjokën për të vrarë Licin në një varrim.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.
Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, person i cili u përfol se do të vriste edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Grupi Bajri kishte ngritur një rrjet me spiunë në polici dhe fshatrat përreth për të gjetur vendodhjen e tyre.
Teksa shefi i Krimeve të Rënda Ardrit Hasanbegaj, bisedon me Pëllumb Gjokën, i shprehet këtij të fundit në vitin 2020 se Dorian Duli, qëndron në një hotel në Himarë dhe se për ta gjetur do aktivizojë “Julin”, një tjetër polic në Policinë e Vlorës.
Spiunët informonin Behar Bajrin dhe për lëvizjet e Mustafa Licit, i cili ishte në plan dytësor për t’u vrarë.
Gjatë një bisede në “Sky” të zbardhur nga ekspertët francezë të hetimit, Behar Bajri komunikon me Astmer Bilalin dhe i tregon që “Mustafa (Lici)” ndodhet në Laç të Vaut të Dejes.
Informatori i grupit në këtë zonë i ka treguar Behar Bajrit, se Mustafa ishte parë së bashku me gruan, nga ora 09:00 e paradites.
Bidesa në Sky ECC:
Astmeri: “…A ja din vendin ku është…?”
Behari: “…Ka qenë në Laç dhe e kanë parë duke u kthyer…”
Astmeri i thotë se në çfarë shtëpie ka qenë dhe se s’mund ta kapnin kështu pa u përgatitur.
Astmer Bilali: “…Duhet ta kemi informacionin më përpara që ta kapim se ndryshe nuk bëjmë dot punë…”
Astmeri: “…Ja kam gjet hotelin atij (Dorian Dulit) ku ka qenë në jug. Kena lënë njerëz atje me pa, ishalla po e shohin atje…”
Behari: “…Ka qenë me një makinë audi ngjyrë kafe A3…”
Astmeri: “…Nuk ja di këtë makinë…”
Ky informacion për vendndodhjen e mundshme të Dorian Dulit në Himarë, i përcillet nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjokës, i cili më tej informon shefin e Krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegajn, për të kryer verifikimet.
Në 21 gusht 2020 në orën 00.02 Pëllumb Gjoka, komunikon me Ardit Hasanbegajn, ku Pëllumbi ja ka dhënë dhe emrin e hotelit se ku po qëndronte Duli ne Himarë.
Ardriti: “…Po është në zonën e Himarës, e kemi kollaj se kemi atë shokun tim, në Vlorë e kontrollon “Juli”. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonën e Himarës po lidhem nesër vëlla, i themi këtij shokut t’i kontrollojë të gjitha nga janë njerëzit që janë nëpër dhomat e hotelit…”
Lini një Përgjigje