TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 17:36

“Po na vidhen të dhënat dhe paratë”, policia reagon sërish për mashtrimin në rrjet me logot e saj: Kemi parandaluar disa raste

Shkruar nga Pamfleti

“Po na vidhen të dhënat dhe paratë”, policia reagon

Policia ka reaguar sërish për skandalin e denoncuar një ditë më parë se në rrjet po ndodh një mashtrim masiv. Persona të ndryshëm shtiren si funksionarë policie dhe duke kërkuar të dhënat e qytetarëve në e-mail, u marrin atyre paratë në llogari bankare.

Sipas një deklarate zyrtare, ditën e sotme, Policia bënë me dije se janë parandaluar disa raste të mashtrimeve kompjuterike, por po punohet për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se një mesazh në emër të drejtuesve të Policisë i është dërguar disa qytetarëve përgjatë këtyre ditëve me synimin për të mashtruar persona fizikë dhe juridikë, në këmbim të shumave monetare. Mesazhi në fjalë nxiti reagimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

 

policia mashtrim

Lini një Përgjigje