TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 15:36

Ngjela ‘zbërthen’ lojën e Vuçiç: Rrëmbeu 3 policët për hakmarrje, kërkon shkëmbim me kriminelët që arrestoi Kurti

Shkruar nga Pamfleti

Ngjela ‘zbërthen’ lojën e Vuçiç:

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, ai tha se policët janë marrë peng me urdhër të Vuçiç për shkak të aksioneve të policisë në Veri, ku janë arrestuar banditët e mëdhenj anti-shqiptarë.

Avokati nënvizon se qëllimi i Vuçiç është lirimi i kriminelëve përmes shkëmbimit me forcat e policisë.

“E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhenj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mban peng policët që të kërkojë ndërrim. I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata”, tha Ngjela për “Euro News Albania”.

spartak ngjela kurti vucic kosove

Lini një Përgjigje