TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 15:51

“Interneti ofrohej nga kompani jashtë vendit”, ekzaminimi i kompjuterëve në kampin e MEK do të kërkojë kohë

Shkruar nga Pamfleti

“Interneti ofrohej nga kompani jashtë vendit”, ekzaminimi i

97 njësitë kompjuterike, 49 laptopët dhe pajisjet e tjera të sekuestruara brenda kampit të MEK gjatë operacionit të policisë mëngjesin e së martës, ende nuk kanë nisur të ekzaminohen.

Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se procesi për hapjen dhe verifikimin e këtyre pajisjeve do kërkojë kohë.

Sakaq ekzaminime do të kryhen edhe për dokumentet shkresore, përmbajtja e të cilave për hetuesit konsiderohet me tepër vlerë.

Nga ana tjetër burime bënë me dije se verifikime do të kryhen edhe për linjat e internetit në brendësi të kampit ‘Ashraf 3’, pasi nuk përjashtohet mundësia që aksesi i krijuar në sistemet kompjuterike të jetë mundësuar nga kompani që ofrojnë shërbim interneti jashtë vendit.

Krahas hetimeve që ndiqen nga SPAK se nga  brenda kampit te MEK kryheshin aktivitete kibernetike jashtë ligjit, autoritetet janë duke verifikuar dhe reagimin e muxhahedinëve ndaj policisë ditën kur u zhvillua aksioni.

Për zbulimin e shkaqeve të atij reagimi ndaj uniformave blu, Prokuroria e Durrësit ka vijuar me marrjen në pyetje të përfaqësuesve të kampit MEK. /Klan

mek spak interneti

Lini një Përgjigje