TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2026, 16:20

“Po na marrin tokat dhe po na dhunojnë!”, banorët e Rrjollit para policisë: Lirojini protestuesit e arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti
“Po na marrin tokat dhe po na dhunojnë!”, banorët e
Banorët e Rrjollit protestë para Policisë

Banorë të fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë mblodhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë për të kërkuar lirimin e disa bashkëfshatarëve të shoqëruar gjatë protestave që lidhen me pronat.

Protestuesit kundërshtojnë veprimet e policisë dhe pretendojnë se institucionet po veprojnë padrejtësisht në konfliktet për tokat.

Sipas tyre, ndërhyrjet kanë ndodhur në zona që ata i konsiderojnë pronë të ligjshme të banorëve, ndërsa akuzojnë për bllokim mjetesh dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim dhe se do t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë për të kërkuar zgjidhje ligjore. Ata theksojnë se gjatë shoqërimeve nuk është bërë dallim mes moshave dhe se ndërhyrjet kanë qenë të ashpra.

Situata para Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër mbetet e tensionuar, ndërsa banorët e Baks-Rrjollit presin reagim institucional për kërkesat e tyre mbi pronësinë e tokave.

proteste

1 Komente

  1. D
    D b

    Ktheni krahun me pilincin Mjaft me berish komunisyin dhe ed kriminelin Ketajuashiten tokat Mir tjuabeje pak e keni!

    Lini një Përgjigje