
Juristi Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Sipas Manjanit, kjo marrëveshje baltos vendin ndaj duhet hedhur poshtë plotësisht nga gjykata.
“Ka një të re dhe kjo lidhet me sjelljen e presidentit të republikës, i cili është shprehur të hyjë në fuqi menjëherë marrëveshja sapo të votohet. Kjo është dita e Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj se ka hedhur gjysmë hapin e saj ta parë të hedhjes poshtë të kësaj poshtërsie shtetërore që e ka baltosur dinjitetin e këtij shteti në ekstrem. Gjysmëhapi i dytë duhet të jetë denoncimi i kësaj marrëveshjeje dhe hedhja poshtë, në koshin e plehrave aty ku e meriton”, tha Manjani për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje