TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2023, 21:26

Unioni i Gazetarëve: Ndalimi i Qynos i paprecedentë, po e ndjekim çështjen me shumë vëmendje

Shkruar nga Pamfleti

Unioni i Gazetarëve: Ndalimi i Qynos i paprecedentë, po e ndjekim

Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa foli për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora News, Elton Qyno ku iu kërkua t’i tregohej burimi i informacionit.

Çipa u shpreh se ngjarja po ndiqet me shumë vëmendje dhe se reagimi do jetë ashtu siç meriton të jetë.

"Ne gjithmonë në mënyrën më natyrale jemi në të drejtën e gazetarit.

Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë çështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta.

Po e ndjekim çështjen me shumë vëmendje. Presim sa më parë të kemi një njoftim zyrtar. Reagimi jonë do jetë ashtu siç meriton të jetë’’, tha ndër të tjera Çipa në “Ora News”.

aleksandër Çipa elton qyno spak

Lini një Përgjigje