TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2023, 21:12

SPAK mban për 10 orë "peng" gazetarin, Xhixho: U shokova, Prokuroria të bëjë një shpjegim publik

Shkruar nga Pamfleti

SPAK mban për 10 orë "peng" gazetarin, Xhixho: U shokova,

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka folur pas ndalimit nga SPAK dhe mbajtjen prej 10 orësh të gazetarit Elton Qyno ku i kërkohet burimi i informacionit.

Xhixho tha se është një ngjarje e rëndë dhe se SPAK duhet të bëjë një shpjegim publik se si një person në kryerjen e detyrës përndiqet pa asnjë lloj procedure ligjore.

"Lajmin po e shihja duke ardhur në studio. Padyshim që u shokova në sensin kur ju e raportuat se nuk ka letra nuk ka zhvillim të asnjë procedure.

Prej 10 orësh ky gazetar merret në pyetje dhe bëhet kontroll i banesës në sy të fëmijëve. SPAK duhet të bëjë një shpjegim publik se si një person në kryerjen e detyrës përndiqet në këtë mënyrë pa asnjë lloj letre apo procedure ligjore.

Në Shqipëri gazetaria nuk është e lehtë. Është një ngjarje e rëndë’’, tha Xhixho për “Ora News”.

spak elton qyno

Lini një Përgjigje