
Qyno nuk ka bërë asnjë kompromis. Ai ka thënë se një gazetar kurrë nuk e tregon burimin dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me ta.
Thellohet skandali me ndalimin e gazetarit Elton Qyno nga SPAK. Ky i fundit u mbajt në zyrat e Prokurorisë për afro 10 orë, ku ju ushtrua presion për të treguar burimet e tij të informacionit.
“Pamfleti” raportoi se Qyno ishte thirrur në SPAK, pasi ka publikuar të dhëna nga dosja hetimore e Nuredin Dumanit. Por prokurori Behar Dibra i ka bërë presion që të tregojë burimin e informacionit se ku i ka marrë të dhënat.
Sipas informacioneve, Qyno nuk ka bërë asnjë kompromis. Ai ka thënë se një gazetar kurrë nuk e tregon burimin dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me ta.
Ky veprim i SPAK është skandaloz, pasi kurrë nuk mund t’i bëhet presion një gazetari se ku e gjen informacionin. SPAK ka një vit që heton brenda saj se kush i nxjerr të dhënat dhe duke qenë se është e paaftë të gjejë emrat që nxjerrin dosjet, kërkon të intimidojë gazetarët.
Por skandali nuk mbyllet me kaq. Oficerët e SPAK dhe të BKH kanë shkuar në banesën e Elton Qynos, duke ushtruar kontroll në sy të fëmijëve të tij të mitur, duke i terrorizuar. Pas 10 orësh marrje në pyetje, oficerët kanë shoqëruar në banesë gazetarin dhe më pas kanë ushtruar kontroll.
Po ashtu mësohet se është bërë kontroll dhe në ambientet e televizionit “Ora News”, aty ku dhe punon gazetari. Gjithashtu atij i është marrë telefoni dhe SPAK po bën të pamundurën të zbulojë se kë ka burim gazetari. Pra duket se jemi në kushtet e një skandali të vërtetë, pasi fajtore cilësohet media, e cila ka detyrën e vet: të informojë qytetarët me të gjitha mënyrat./Pamfleti
Lini një Përgjigje