
Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar mbi skandalin që po ndodh në SPAK, ku po mbahet që prej mëngjesit gazetari Elton Qyno.
“Pamfleti" ishte i pari që raportoi se Qyno ishte ndalur nga SPAK dhe po i bëhet presion mbi publikimin e dosjeve hetimore. Vezaj shkruan se ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorit Behar Dibra, që po i bën presion të tregojë burimin e informacionit.
"Turp! Prokurori Behar Dibra prej orës 11:00 am mban të “arrestuar” kolegun tonë Elton QYNO në SPAK! Arsyeja, i kërkon BURIMIN E INFORMACIONIT për lajmet e dosjes së Nuredin Dumanit e jo vetëm! Është e turpshme se si mund të ndalosh apo mbash për orë të tëra një GAZETAR duke kërkuar burimin e informacionit apo telefonat! Mos i bëni presion se është e turpshme! Kjo është e turpshme dhe ftoj kolegët ta bëjnë LAJM se do ju vijë radha edhe juve!
##
P.S. Behar Dibra apo oficerëve të Byrosë, jam unë personi që i kam dhënë DOSJEN e Dumanit, Qynos”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje