TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2023, 16:42

Mediat greke në sulm ndaj Shqipërisë: S’ka negociata nëse Beleri nuk betohet

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke në sulm ndaj Shqipërisë: S’ka negociata

Mediat greke vazhdojnë të sulmojnë qeverinë shqiptare dhe t’i fryjnë zjarrit të konfliktit. Sipas tyre, nëse Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës Greqia do të vendosë veto ndaj Shqipërisë sa i takon integrimit.

Mediat greke e kanë quajtur tashmë si fakt të kryer se ndaj Shqipërisë do të vendosen 37 veto për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.

Athina, në një gjest vullneti të mirë, pranoi të dërgonte letrën për t’i dhënë mundësinë qeverisë shqiptare të bënte një hap përpara dhe t’i jepte fund ngërçit.

Athina nuk kërkoi asgjë më shumë se t’i jepte leje Fredi Belerisit që të mund të bënte betimin, edhe pse i burgosur, dhe të njihte kështu rezultatin e zgjedhjeve në Himarë. Një mundësi që Rama nuk e shfrytëzoi”, shkruan “Protothema”.

Ndërsa “Skai” raporton se Greqia do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe nuk do të pranojë negociatat.

Sipas raportimeve Greqia do të kërkojë që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe nuk do të pranojë që të avancohet me negociatat nëse Fredi Beleri nuk bën betimin si kryetar bashkie në Himarë”, sipas “Skai”-t.

Përsa i përket opinionit publik në Greqi, të gjithë janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë madje disa komentues shprehen se duhet të vendosen ligje të ashpra ndaj shqiptarëve madje të vendosen referendume dhe kush është mbështetës i Edi Ramës të depërtohen nga Greqia. Por ka dhe disa nga ta që shprehen se Shqipëria është një shtet i pavarur dhe se Greqia nuk duhet të ngatërrohet me punët e brendshme të shtetit dhe të lenë drejtësinë të vendosi.

greqia shqipëria be

Lini një Përgjigje