Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar mbi ata që po ndodh në SPAK. Prokuroria po mban që prej mëngjesit ‘peng’ gazetarin Elton Qyno, duke i sekuestruar telefonin dhe duke i bërë presion që të tregojë burimet e informacioneve. Qyno ka nxjerrë detaje nga dosja hetimore e Nuredin Dumanit dhe SPAK po e shtazhaon.
Gazetari Doçi shprehet se SPAK lë të lirë dhëndrin e Berishës, por arreston gazetarët.
“Lajmësi mbrohet edhe me Kanun. Ka edhe një vendim të Strasburgut që kufizon SPAK-un për të ndërhyrë në kompjuterët dhe telefonat e gazetarëve, me qëllim për të zbuluar burimet.
I bëj thirrje kreu të SPAK-ut Altin Dumanit dhe drejtueses së BKH-së Aida Hajna të lënë të lirë kolegun dhe shokun tonë Elton Qyno, një nga gazetarët më të vërtetë dhe të ndershëm, i cili mbahet në BKH me forcë që nga ora 11:00 e ditës së sotme.
Misioni i gazetarit është të ekspozojë informacion me interes publik. Nuk është detyrë e gazetarit të ruajë sekretet hetimore. Sekretet ruhet nga ata që parashikon ligji.
Nuk arrestojnë dhëndrin e Berishës që cicëron duke sharë dhe fyer SPAK çdo ditë, por merren me Elton Qynon.
Me këto veprime arbitrare SPAK dhe BKH po humbet mbështetjen mediatike”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje