TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2023, 22:05

Gazetarët solidarizohen me Elton Qynon: SPAK po vendos precedent kriminal, fjala e lirë nuk preket

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarët solidarizohen me Elton Qynon: SPAK po vendos precedent kriminal,
Elton Qyno

Në mënyrë skandaloze, SPAK dhe BKH kanë ushtruar sot presion dhe terror ndaj gazetarit Elton Qyno dhe familjes së tij...

Gazetarët janë solidarizuar sot me kolegun e tyre Elton Qyno, i cili i mbajt për 10 orë nga SPAK.

Prokurorët i kanë kërkuar të tregojë burimet e tij të informacionit. Gjithashtu, oficerët e SPAK dhe të BKH kanë shkuar në banesën e gazetarit, duke ushtruar kontroll në sy të fëmijëve të tij të mitur.

Kolegët e tij kanë reaguar në rrjetet sociale, të cilët shprehet kundër këtij vendimi duke e cilësuar si krim dhe sulm ndaj medias.

Një prej tyre, Klodian Tomorri kërkon që të sanksionohet në Kushtetutë mbrojtja e gazetarit për të mos nxjerrë burimin. Ndërsa gazetari Zylyftar Bregu shprehet se kontrolli i banesës së tij tregon rrezikun e lirisë së mediave.

Gazetari Gjergj Zefi shprehet se tentativa për të nxjerrë burimin me anë të presionit apo forcës së ligjit, nuk është gjë tjetër veçse një tejkalim ligjor, e mbi të gjitha një cënim i rëndë i standardeve të lirisë dhe hapësirës mediatike. 

Reagimet e gazetarëve

Gjergj Zefi: Tentativa për të nxjerrë burimin me anë të presionit apo forcës së ligjit, nuk është gjë tjetër veçse një tejkalim ligjor, e mbi të gjitha një cënim i rëndë i standardeve të lirisë dhe hapësirës mediatike...

Edhe në të drejtën zakonore shqiptare thuhet qartë dhe prerë në çdo kanun mesjetar: “Lajmësi nuk ka faj”. Ndaj duhet të reagojnë menjëherë organizatat e gazetarëve e mbi të gjitha ambasada e SHBA dhe e BE.

Klodian Tomorri: Vetëm vrasësi të shtrëngon për të nxjerrë burimin.

Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtetë shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri.

Ai prokuror që kercënon gazetarin të nxjerrë burimin është turpi i drejtësisë së re, drejtësisë së vjetër dhe çfarëdo drejtësie në bote.

Burimi i beson jetën gazetarit. Ai që t ë shtrërngon për të nxjerrë burimin është as më shumë dhe as më pak, por vrasës.

Të sanksionohet në Kushtetutë mbrojtja e gazetarit për të mos nxjerrë burimin. Shprehimisht.
Se me sa duket neni që garonton lirinë e shtypit nuk po i mjafton prokurorisë.

Zylyftar Bregu: E paprecedentë e me shumë pasoja procedura e shoqërimit të një gazetari në mjediset e SPAK.
I rrezikshëm për lirinë e medias kontrolli i banesës së tij!

Duhet reagim i menjëhershëm dhe i fortë!

Sokol Çobo: SPAK-u duhet urgjentisht të sqarojë shoqërimin /ndalimin/ arrestimin e Elton Qynos. Nëse është arsyeja e nxjerrjes së sekretit hetimor, së pari duhet të arrestohen vetë prokurorët dhe hetuesit.

Cenim i rëndë kontrolli i banesës (për sekretet hetimore) së Elton Qynos.

Esiona Konomi: Pavarësisht respektit të plotë për punën e çdo institucioni të drejtësisë, sidomos të SPAK, shoqërimi, ndalimi apo procedimi i gazetarit Elton Qyno është shqetësues.

Rrethanat e paqarta që lidhen me këtë proces mbartin rrezik për cënimin e fjalës së lirë dhe dekurajojnë gazetarinë investiguese.

Mungesa e informacionit e bëjnë të pamundur dallimin mes shenjtërisë së mbrojtjes së burimit dhe konsumimin e veprës së nxjerrjes së sekretit hetimor.

Në çdo rast, mbajtja e kolegut Qyno kaq gjatë dhe mungesa e transparencës për arsyet, krijojnë panik për familjen e tij e cila është kontrolluar në banesë dhe sjellin shqetësim tek gazetarët.

Mbase dimë pak mbi këtë “histori”, por SPAK-ut i shkojnë përshtat veprime proporcionale e transparente.
Në të njëjtën kohë, për ne si gazetarë ka rëndësi një raportim me etikë e në respektim të ligjeve të fuqi.

Anila Hoxha: Kontrollohet shtëpia e gazetarit Elton Qyno për nxjerrje të sekretit hetimor !
Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe të vërtetës.

Ermal Vija: Nëse Elton Qyno ka nxjerrë sekretin hetimor, Gjykata duhet të urdhëronte kontroll në banesat e prokurorëve!

Adriatik Doçi: Lajmësi mbrohet edhe me kanunë. Ka edhe një vendim të Strasburgut që kufizon SPAK-un për të ndërhyrë në kompjuterat dhe telefonat e gazetarëve, me qëllim për të zbuluar burimet.

I bëj thirrje kreu të SPAK-ut Altin Dumanit dhe drejtueses së BKH-së Aida Hajna të lënë të lirë kolegun dhe shokun tonë Elton Qyno, një nga gazetarët më të vërtetë dhe të ndershëm, i cili mbahet në BKH me forcë që nga ora 11:00 e ditës së sotme. Misioni i gazetarit është të ekspozojë informacion me interes publik.

Nuk është detyrë e gazetarit të ruajë sekretet hetimore. Sekretet ruhet nga ata që parashikon ligji. Nuk arrestojnë dhëndrin e Berishës që cicëron duke sharë dhe fyer SPAK çdo ditë, por merren me Elton Qynon. Me këto veprime arbitrare SPAK dhe BKH po humbet mbështetjen mediatike.

Flamur Vezaj: Elton Qyno sot eshte mbajt peng per gati 8 ore! Kjo pengmarrje Nuk eshte kryer nga kriminel Por nga ata qe marrin rrogen nga taksat e Eltonit! Prokurori Behar Dibra dhe disa oficer te BKH-se, e kane mbajt peng, duke kercenuar, shantazhuar e torturuar psikologjikishte, me te vetmin qellim pse ushtron detyren e GAZETARIT! Per 8 ore kane ushtruar presion per te vetmin qellim, duke i kerkuar burimin e informacionit dhe ndalimin per te ushtruar detyren e GAZETARIT! Kjo Eshte e turpshme!

Pas pengmarrjes disa oresh, prokurori Behar Dibra ka gjete mbeshtetjen e gjyqtares Atlanta Zeqiraj, e cila ka vendosur ti kontrollohet shtepia, zyra (kompjuteri punes) dhe makina kolegut Qyno, per ti sekuestruar materialet e dosjes Dhe deshmise se Nuredin Dumanit, nje vrasesi te penduar!

Pra me vendim te gjyqtares Zeqiraj, pa pranin e avokatit, i jane terrorizuar dy femijet gjate kontrollit te baneses, ku i kane sekuestruar disa vendime te gjykates per dosjen Dumani! Me pas Edhe ne zyre e makine te njejtin veprim! Pra me vendim te gjyqtares Zeqiraj kolegu Qyno I mbyllin gojen! Ky Eshte Nje veprim I rrezikshem Dhe kercenues ndaj fjales se lire Dhe punes se Kolegut Qyno!

Lini një Përgjigje