TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 11:14

"Po më arrestojnë”/ Humbi për 10 orë kontaktet me familjen, ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Shkruar nga Pamfleti
"Po më arrestojnë”/ Humbi për 10 orë kontaktet me
Ish zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima

Ish zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e kontakteve me familjen për 10 orë.

Daniel Shima,  zhduk pa asnjë gjurmë ditën e djeshme (20 Gusht) pasi i dërgoi familjes së tij mesazh “po më arrestojnë” por më pas ai u rikthye në banesë.

Siç bën me dije Policia, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer në banesë gjatë orëve të natës, 21 gusht.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se zhdukja e tij u denoncua nga familjarët pasditen e djeshme.

Nëna e Shimës është lajmëruar fillimisht nga një vajzë me të cilën 34-vjeçari është në një marrëdhënie.

E reja i ka treguar nënës së Shimës se rreth orës 13:30, Danieli i ka dërguar një mesazh në telefon, ku i shkruan: “Po më arreston policia.”

Për këtë arsye, e dashura e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t fillimisht ka telefonuar policinë dhe, pasi ka mësuar se Danieli nuk rezultonte i arrestuar apo i shoqëruar, ka vënë në dijeni familjarët.

Nëna e tij, në polici gjatë denoncimit, ka pohuar se Shima paradite ka qenë te shtëpia e gjyshërve të tij në zonën e Qytetit Studenti, kohë që përkon edhe me mesazhin që i kishte dërguar të dashurës.

ish zv.drejtori i akshi-t pritet të merret sërish në pyetje

Lini një Përgjigje