Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut.
Ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt.
Kujtojmë se, 3 javë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi një ankimim të Arbër Veliajt, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe ambientet e bizneseve.
Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues. Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.
Lini një Përgjigje