TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 08:57

"U zura me të dashurën"/ Zhdukja e ish zv/drejtorit të AKSHI-t, reagon policia

Shkruar nga Pamfleti
"U zura me të dashurën"/ Zhdukja e ish zv/drejtorit të
Daniel Shima

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij. 

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.", njofton policia. 

Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij,  e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.

Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Ndërkohë sipas gazetarit Elton Qyno, Shima kohët e fundit ishte divorcuar me gruan dhe paralelisht në këtë periudhë kishte nisur një histori dashurie me një grua tjetër me incialet E.H.

Për shkak të nisjes së problemeve të bashkëjetesës edhe me këtë të fundit, ai mësohet të jetë larguar nga banesa, duke inskenuar një situatë tek familjarët e tij sikur e kishin arrestuar duke u zhdukur pa gjurmë për disa orë.

 

daniel shima reagon policia

Lini një Përgjigje