Ish-prokurori Besnik Muçi, komentoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore, sipas të cilave për disa zyrtarë të lartë nuk mund të ushtrohet masa e pezullimit nga detyra.
Sipas Muçit, para vitit 2012, nuk mund të kryheshin hetime ndaj deputetit, pa dorëzuar mandatin. Ai tha se po kthehemi sërish në atë kohë. Muçi deklaroi se ligji mund të kalojë në parlament shumë shpejt.
“Duke dalë 4:4 në votim, Gjykata Kushtetuese nuk dha një vendim në lidhje me pezullimin e zv kryeministres Belinda Balluku. Tani çfarë kërkon qeveria? Dua të them se Presidenti dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mbajnë përgjegjësi për funksionet e veta kushtetuese, as presidenti në funksionet e veta, privilegj që nuk e kanë ministrat. Rama kërkon të bëjë mbrojtje të gjerë të funksioneve të larta shtetërore. Para 2012 nuk mund të kryheshin hetime ndaj deputetit, pa dorëzuar mandatin, ndërsa sot kryhen veprime hetimore. Para 2012, ministri nuk mund të hetohej. Në atë kohë, ministri nuk mund të hetohej.
Po kthehet imuniteti për anëtarët e qeverisë para 2012. Ligji mund të kalojë shumë shpejt, që pasnesër. Është masë që kryeministri e ka marrë për veten dhe anëtarët e tij të qeverisë. Për pezullim të nëpunësit të qeverisë, Kosova ka kërkuar opinion ndërkombëtar dhe Komisioni i Venecias thotë se pezullimi i funksionit publik nuk shkakton asnjë problem. Ne do kemi probleme serioze dhe në Këshillin e Europës, nëse miratohen ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. SPAK ka bërë maksimumin që mund të bëj dhe në rastin e Ballukut. Po dëmtohen provat në këtë rast”, deklaroi Muçi në “Klan”.
Partia Socialiste mblodhi sot, 16 shkurt, grupin parlamentar ku propozoi nismën për ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale. Propozimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla.
Sipas propozimit shtohen shtatë subjekte të reja ndaj të cilave nuk mund të shtrihet masa e sigurisë e pezullimit të detyrës. Bëhet fjalë për Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv/kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Edi Rama ka hallin e menderes së vetë dhe të bashkëpuntorëve. Ku pyet ai se çfarë ka vendos Komisioni i Venecias. Ai kujton se do ta shtyjë kohën pas.