TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 22:05

“Deputetët janë në panik nga SPAK”, gazetari: Shumica flenë më dritë ndezur dhe rroba veshur

Shkruar nga Pamfleti
“Deputetët janë në panik nga SPAK”, gazetari: Shumica
Foto ilustruese

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese dhe ngritja e institucioneve të reja të sistemit janë rezultat i vendimmarrjes politike dhe i votës së 140 deputetëve në Kuvend. I ftuar në A2 CNN, ai u shpreh se të njëjtët deputetë që miratuan reformën sot, sipas tij, ndihen të kërcënuar nga veprimet e SPAK-ut.

Nuk e kam ndryshuar unë Kushtetutën që ka futur një mish të huaj si UMN-ja në Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk i kam bërë unë që 140 deputetë votuan ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Reformën nuk e kam bërë unë. Ata që duhet të mbajnë përgjegjësi janë ata që sot kanë veshur ‘brekët e hekurit’ nga frika e SPAK-ut që po i kafshon dhe po u shkon deri tek krevati. Shumë prej tyre flenë me dritë të ndezur dhe me rroba veshur, sepse kanë frikë”, u shpreh Lita.

Lita theksoi se reforma në drejtësi ka pasur problematika, veçanërisht në procesin e vetingut. Sipas tij, ka pasur raste të largimeve të padrejta nga sistemi, por edhe raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përjashtuar me të drejtë për shkak të problemeve me pasurinë.

Reforma në drejtësi ka problematika. Ka pasur problematika sistemi i vetingut. Ka njerëz që janë padrejtësisht të larguar nga sistemi. Por ka edhe nga ata që meritonin të largoheshin, sepse shisnin drejtësinë dhe nuk dinin se sa pasuri kishin vënë dhe ku i kishin shtëpitë. Duke filluar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili u largua nga sistemi se nuk dinte si e kishte atë apartamentin”, deklaroi ai.

Sipas Litës, pavarësisht problemeve, ngritja e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sjellë një ndryshim të dukshëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me zyrtarë të nivelit të lartë.

Gazetari u shpreh se pa SPAK-un, GJKKO-në dhe Apelin e GJKKO-së nuk do të kishte masa arresti apo izolimi për ish-presidentë, ish-ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Pa këtë SPAK, pa këtë GJKKO dhe pa apelin e GJKKO-së ne nuk do të kishim masa izolimi apo arrestimi për ish-presidentë të republikës, kryetarë bashkie, ish-ministra, zyrtarë të lartë, të cilët më parë i bënin ‘bye-bye’ prokurorëve dhe gjykatësve. Disa prej tyre hanin dreka e darka në qendër të Tiranës duke sfiduar drejtësinë dhe moralin e shoqërisë”, tha Lita.

Ai shtoi se sot situata ka ndryshuar falë hetimeve dhe goditjeve të SPAK-ut, ndërsa për çdo problematikë brenda institucioneve ekzistojnë mekanizma mbikëqyrës, si Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), që monitorojnë funksionimin e tyre.

spak lita deputete

Lini një Përgjigje