TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 21:29

Skandali/ Evis Sala gënjeu për fruthin në kopshte, MSH dhe ISHP fshehën karantinimin

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Evis Sala gënjeu për fruthin në kopshte, MSH dhe ISHP
Evis Sala dhe kopshti ku plasi fruthi

Evis Sala e mohoi publikisht, por fëmijët janë infektuar me fruth dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë...

Thellohet skandali me shpërthimin e fruthit në kopshte. 3 ditë më parë bëri bujë në media një lajm, se në një kopsht privat kishte pasur shumë fëmijë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Shëndeti Publik dolën menjëherë me deklaratë duke folur për “fake news” dhe mohonte faktin se kishte shpërthime fruthi.

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media. I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm”, thuhej në deklaratë.

Por duket se ministrja Evis Sala, bashkë me ata që e rrethojnë ka mashtruar. “Top Channel” ka publikuar sot imazhet e kopshtit privat ku ka shpërthyer fruthi dhe bëhet me dije se në datën 12 janar të këtij viti, kopshti te Rruga e Kavajës ka pasur 5-6 fëmijë të pavaksinuar të infektuar me fruth. Vetë kopshti ka lajmëruar autoritetet kompetente, por MSH dhe ISHP e kanë fshehur ngjarjen.

Menjëherë pas njoftimit, në këtë kopsht kanë mbërritur epidemiologët e Tiranës për hetimin dhe izolimin e rasteve, për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së fruthit tek të vegjlit e tjerë që frekuentojnë këtë kopsht dhe për të vijuar hetimin epidemiologjik.

Duke nisur nga data 12 janar 2026, në respektim të procedurave të Drejtorisë së Shëndetit Publik, ky kopsht është karantinuar për 21 ditë. Madje, për këtë ka edhe një procesverbal, të cilin e disponojnë si administratorët e kopshtit, po ashtu edhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për procesverbalin që kanë mbajtur dhe e fshehin duke e mohuar publikisht. Po ashtu dhe Evis Sala duhet të dalë të thotë të tregojë pse gënjeu, pasi nuk bëhet shaka me fruthin. Kjo gjë mund të ndodhë dhe te kopshtet e tjera, qoftë private apo publike dhe ministrja në vend që të marrë masa, krihet në media. 

2 Komente

  1. H
    Humanizmi

    Po po po si ka mundesi te jete kaq teroristate antishqiptare kjo more vetem vdekje po mbjell çpo heqin shqiptarët e shkret po i vrasin pa meshire po vetem lek dhe ne ne privat dhe shendetsi shtetërore ska po sdhe lek je i vdekure

    1. T
      Toni Rilindja

      Nuk eshte hera e pare, cdo vit njejta gje, SKANDAL. pa vaksinime mos merrni femije ne Kopesht e Cerdhe o Shtet injorant

      Lini një Përgjigje