TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 21:23

“Nuk e fsheh dot”, Artan Hoxha tregon pse Rama po shmang përplasjen me SPAK

Shkruar nga Pamfleti

 

“Nuk e fsheh dot”, Artan Hoxha tregon pse Rama po shmang
Artan Hoxha dhe Edi Rama

Hoxha kritikon qasjen e kryeministrit ndaj reformës në drejtësi

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama, në komentet e tij mbi sistemin e drejtësisë, adresoi përgjegjësinë te gjykatat dhe jo te Prokuroria e Posaçme. Sipas tij, kjo lëvizje vjen pasi dikush i ka ‘hapur sytë’ këto kohë dhe i kanë thënë se po i bie gabim.

Hoxha argumentoi se propozimet e paraqitura synojnë të kufizojnë pezullimin nga detyra, por nuk prekin masën e arrestit. Ai theksoi se procedura aktuale parashikon që për arrestimin e zyrtarëve të kërkohet autorizim nga Kuvendi, ndërsa vendimmarrja për masat e sigurisë mbetet kompetencë e gjykatës.

Hoxha shtoi në A2CNN se vetë Rama pranoi se gjykatat po miratojnë kërkesat e prokurorisë, çka sipas tij ngre pikëpyetje mbi funksionimin e reformës në drejtësi.

Gazetari deklaroi se pas dhjetë vitesh nga nisja e reformës, statistikat tregojnë probleme në sistem.

Artan Hoxha: Në pamje të parë po të shikosh ai do të heqë pezullimin, po nuk heq dot arrestimin. Kërkon që ata t'i drejtohen kuvendit për arrestim direkt. Sot nuk u mor me SPAK-un, u mor me gjykatat. Fajësoi gjykata për atë që bën SPAK. Sepse dikush i ka dhënë këto kohë që po i bie gabim. Po i bie SPAK-ut kot. Po ato janë vendime gjykatash. Dhe sot ai më në fund tha gjykatat noterizojnë vendimet e SPAK. Po ti je njeriu që bëre reformën. Çfarë ke bërë ti tani? Sot jemi në kohën 10 vjet mbrapa ku më qartë se kurrë të gjitha statistikat na thonë që kemi dështuar me reformën. Nuk fshihemi dot dhe të gjitha shifrat që përmendi vetë kryeministri sot dhe duhet të dalë ai i pari të thotë që kemi dështuar, e kemi bërë gabim dhe dështimi e di ku ka qenë? Jo thjesht te qytetarët e pafajshëm sot brenda, se postulati në drejtësi është më mirë 99 të fajshëm jashtë, sesa një i pafajshëm brenda. Ndërkohë ne kemi 2/3 e të burgosurve i kemi të pafajshëm.

 

artan hoxha dhe edi rama

Lini një Përgjigje