TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 18:17

Përkeqësohet moti, nesër dita me më shumë reshje shiu; zonat ku parashikohet dëborë

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet moti, nesër dita me më shumë reshje shiu;
Foto ilustruese

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm dhe reshje që kanë filluar që në fundjavë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e martë do të regjistrojë sasinë më të lartë të reshjeve.

Në ultësirën perëndimore priten reshje shiu me intensitet më të lartë gjatë së martës. Ndërkohë, në zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje bore përgjatë gjithë ditës. Bora parashikohet të përfshijë Bajram Currin, Pukën, Dibrën, Bulqizën, Kukësin dhe zona të tjera malore.

Temperaturat do të shënojnë rënie krahasuar me ditët e fundit, kur vlerat minimale kanë qenë mbi mesataren e shkurtit.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të luhaten rreth 0 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në rang vendi do të arrijnë deri në 14 ose 15 gradë.

Reshjet pritet të ndërpriten përkohësisht të mërkurën, për t’u rikthyer sërish të enjten dhe të premten. Sipas parashikimeve aktuale, fundjava dhe ditët e mbetura të muajit shkurt do të karakterizohen nga mot i ftohtë, por pa reshje.

mot i keq

Lini një Përgjigje