TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 16:43

Të tjerë gra e fëmijë në Siri, gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer vajzën në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Të tjerë gra e fëmijë në Siri, gjyshi i Alvin
Gjyshi i Alvin Berishës

Kthimi i një gruaje shqiptare nga Siria ka rikthyer shpresën tek familjarët e 22 grave dhe fëmijëve shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë në kampet siriane.

Gjyshi i Alvin Berishës, fëmijës që u riatdhesua në vitin 2019, kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të kthyer në Shqipëri vajzën e tij dhe nipin e dytë. Ai deklaroi se lajmi për kthimin e Evës e preku personalisht, pasi e përjetoi si rikthim të një pjese të familjes së tij.

Valbona u largua drejt Sirisë në dhjetor 2014 së bashku me Alvinin, pas radikalizimit përmes internetit. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo dyshohet se u rimartua atje dhe solli në jetë një tjetër fëmijë, Benjaminin. Gjyshi pohon se kontaktin e fundit me të bijën e ka pasur në vitin 2017 dhe më pas ka humbur çdo komunikim.

“Kur mendojë që erdhi Eva, ishte një kënaqësi sikur erdhi fëmija im. Për herë të fundit kam folur në 2017, a diçka kështu. I kam humbur kontaktet”, tregon ai.

Gjatë diskutimeve publike mbi çështjen, u bë e ditur se 17 fëmijë dhe 5 gra janë zhvendosur nga kampet Roxh dhe Al Hol në një zonë më pranë kufirit me Turqinë. Ky zhvillim mund të lehtësojë procedurat për riatdhesimin e tyre.

Familjarët presin hapa konkretë nga autoritetet për të përmbyllur procesin e kthimit.

alvin berisha kampet ne siri

1 Komente

  1. H
    Hari

    Me zor I moren ne Siri?nuk e besoj kete,deshen dhe shkuan!te pakten grate SE femijte nuk mund te vendosin per asgje!grate qe Ajo Fe I meson te rrine kokulur dhe te bejne c't'ju thote burri,ato I Kane fajet te gjitha!Po mundohemi te sjellim mbrapa arabe dhe Jo shqiptare!

    Lini një Përgjigje