Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ironizoi akuzat e ngritura ndaj tij për “grup të strukturuar kriminal”.
Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, ai pretendoi se Prokuroria nuk ka kryer verifikime konkrete mbi zbatimin e kontratës së sterilizimit, që është në qendër të hetimit.
“Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh Beqaj para trupit gjykues.
Me këtë deklaratë, ish-ministri la të kuptohet se, sipas tij, hetimi nuk është mbështetur në inspektim të drejtpërdrejtë të zbatimit të kontratës në terren, duke kundërshtuar kështu bazën e akuzave ndaj tij.
Seanca u shty për një datë tjetër, për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës të Beqajt në sallën e gjyqit.
Lini një Përgjigje