TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 19:56

Të miturit e dhunshëm në protestën e PD, Spartak Ngjela: SPAK duhet të hetojë organizatorët!

Shkruar nga Pamfleti
Të miturit e dhunshëm në protestën e PD, Spartak Ngjela:
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar reagimin e SPAK, për përfshirjen e të miturve në protestën e 10 shkurtit, të thirrur nga Sali Berisha. Ai e konsideron përdorimin e tyre si shkelje penale dhe kërkon hetim institucional.

Ngjela deklaron se të miturit nuk kanë aftësinë për të vlerësuar rrezikun në situata të dhunshme. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi organizatorët e protestës. Ai thekson se organi i akuzës duhet të verifikojë rrethanat dhe të përcaktojë nëse ekzistojnë elementë të veprës penale.

"Jo, nuk ka SPAK, është vepër penale. Nuk është problemi që janë të mitur, por nuk kanë aftësi normale, mendore për rrezikun. Ku e dinë ata se çfarë është rreziku, Janë fëmijë. Turp, por nuk ka shtet. Më vjen çudi si nuk po heton SPAK. Është krim që ka vrarë, një lloj vrasje është edhe burgu, edhe arrestimi. SPAK duhet të veprojë, besoj se do veprojë. Në protestën e radhës, nëse vazhdohet kështu, ka mundësi të kalojë në akuzë penale, krim. E di Saliu që fëmijët nuk dalin? Pyeteni njëherë", tha ai për "Studio Live". 

Sa i takon hetimeve për ngjarje të rënda, si masakra e 21 Janarit, Ngjela deklaroi se këto janë çështje të vështira, ku edhe pse dihet se kush janë fajtorët, nuk ka prova.

“Janë në hava, nuk kanë përfunduar, janë të vështira. Nuk kanë prova, nuk e di çfarë ka ndodhur me këta. Nuk kanë prova, por dinë që është krim. Nuk kanë kurajon ta pushojnë. Opinioni publik e di që është krim, por kjo nuk ka lidhje me procesin penal. Procesi penal do të vërtetojë që kjo është prova dhe e ka bërë ky. E arrijnë dot shtytësin? Kodi Penal, e drejta penale e godet shtytësin për krim. Shpeshherë, shtytësi dënohet më shumë se ai që ka kryer aktin. Shtytësi mund të jetë paguar, me para", theksoi avokati.

Lidhur me me ndryshimet që PS propozoi në Kodin e Procedurës Penale, ku gjykatat të mos pezullojnë ministrat, Ngjela shtoi se nëse vendoset me ligj, quhet e vlefshme.

“Duhet vënë në ligj, po u vu në ligj mori fund. Kështu me urdhërsa qeverie nuk vlen, me akte ligjore nuk vlen. Të shohim sesi do e arsyetojnë. Të shohim dhe nëse këta do e bëjnë këtë, e rrëzon Gjykata Kushtetuese. Ka momente të caktuara kur ajo nuk e shkel dot ligjin se bën vepër penale. Pse nuk e ka pranuar kryeministri? Nuk e pranoi kryeministri për zëvendëskryeministren. Nuk kanë shkelur ligj, ne po flasim në sensin moral dhe politik. Ligji nuk është shkelur, ai e ka në dorë", nënvizoi Ngjela.

spartak ngjela protesta e pd

1 Komente

  1. Z
    Zhuzhu

    Spartak Ngjela , manjak minorenesh dhe pedofil del e te tregon se ke duhet te hetoje Spak . Me ctjone gojet e liga ,Spartak Ngjela eshte kapur neper pergjime ambientale dhe transkipte kur kerkonte me pagese femra minorene nga 15 vjec neper fshatrat e Lushnjes per ti patur . Dhe sot Spartak Ngjela , del e ben moral per moshen e protestuesve ! Nuk ka prokurori , se ti kishin qire robt me kohe ty Spartak Ngjela !

    Lini një Përgjigje