Gazetari Artan Hoxha deklaroi se rreth dy të tretat e personave në burgje ndodhen në paraburgim dhe nuk kanë një vendim të formës së prerë.
Sipas Hoxhës, personat në paraburgim konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjykate. Ai theksoi se kjo kategori përbën shumicën e të burgosurve aktualë dhe ngriti shqetësimin për përdorimin e masës së arrestit me burg në raste që, sipas tij, mund të trajtohen me masa të tjera sigurie.
Gazetari argumentoi se politikat penale të ndjekura ndër vite kanë ndikuar në rritjen e numrit të të paraburgosurve. Ai shtoi se kostoja e mbajtjes së tyre përballohet nga buxheti i shtetit dhe, sipas tij, arrin në rreth 50 euro në ditë për person.
Hoxha përmendi edhe raste të mëparshme të ndëshkimeve për detyrime të papaguara, si fatura energjie apo shkelje administrative, duke theksuar se shqetësimi për përdorimin e paraburgimit duhet të vlejë për të gjithë qytetarët.
Në këtë kontekst, ai deklaroi se kryeministri fajësoi gjykatat për situatën, ndërsa nuk përmendi Prokurorinë e Posaçme. Sipas gazetarit, debati për ndryshimet ligjore duhet të shoqërohet me një analizë më të gjerë mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e masave të sigurisë.
Artan Hoxha: Nëse do të dilte dhe do të kërkonte të një të njëjtën gjë për qytetarët, të cilët i ka çuar në burg që kur ka marrë mandatin e parë, që kur i çoi për energjinë elektrike, e le pastaj për gramin e kanabisit edhe deri në fund për parkim dysh. Pra, sot është e vërtetë që dy në çdo tre të burgosur janë të paraburgosur. Ky është një fakt i pamohueshëm. Problemi që kemi ne është që e kemi çuar të pafajshëm sepse janë të pafajshëm padënuar. Janë pa vendim të gjykatës apelit. Pra janë të pafajshëm. 2/3-at e të burgosurve që kemi ne janë sot të pafajshëm. I kemi rrasur në kokërr të burgut.
Kjo është fryma që ti si kryeministër dhe si njeriu që drejton këtë vend për katër mandate ke përçuar te organet e drejtësisë. Qeveria harton politika penale sepse të gjithë të arrestuar sot, të paraburgosur janë kosto e atyre që janë qytetarë të lirë, që mirë që nuk marrin shërbim nga drejtësia, po paguajnë edhe për qëndrimin e tyre në burg. Ndërkohë ka plot masa të tjera sigurie të përcaktuara nga ligji që ti të mos i çosh një kosto kaq të madhe vendit tënd. Janë minimumi 50 euro dita ata që janë atje dhe kryeministri në vend që të flasë për qytetarët se burgjet i ka me qytetarë të pafajshëm del e flet për administratën. Pra problemi që kemi ne është që e kemi çuar të pafajshëm sepse janë të pafajshëm padënuar.
Sa vetëvrasje e vrasje kanë ndodhur atje brenda. E ka vrarë njeri mendjen? A e kujtoni atë për 30 mijë lekë ai në Lushnjë? Vrau veten. Vrau veten se çfarë të bënte më një prind që s'kishte mundësi më të paguante dritat për 30 mijë lekë, ca sedra, ca halli, ca sikleti ai vrau veten. A mbajti njeri përgjegjësi për atë? S' pashë unë këtë tipin e shqetësuar. Këtë gjë që bënte sot, po ta kishte bërë para pesë vitesh, para katër vitesh, para gjashtë vitesh, do ta besoja sot thashë ai është njeriu i gabuar, është në kohën e gabuar dhe mënyra e narrativës si e paraqiti ai.
Lini një Përgjigje