
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara, ku ai pritet të marrë pjesë në themelimin e të ashtuquajturit Bord i Paqes në Washington.
Fevziu u shpreh se, pavarësisht rezervave që disa vende evropiane mund të kenë ndaj kësaj nisme, Shqipëria ka ndjekur edhe më herët qëndrime në linjë me SHBA-në, edhe kur ato nuk janë mbështetur plotësisht nga Evropa.
“E mbani mend në vitin 2003 koalicionin e vullnetit? U bashkuan dhe kryeministri Nano bëri edhe artikull, që quajti Europa e vjetër dhe e reja, ku fuste Poloninë dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë që bëjmë zgjidhje të tilla me SHBA edhe pa miratimin e Evropës”, tha Fevziu për “Të Paekspozuarit”.
I pyetur nga moderatori për arsyen e angazhimit të Ramës në këtë nismë, Fevziu u përgjigj: “I thoshte dot Rama jo, Trumpit?”.
Ai shtoi gjithashtu se pjesëmarrja në këtë aktivitet mund të shihet edhe si një mundësi për takim me ish-presidentin amerikan.
“Kjo e Bordit të Paqes është edhe mundësi për të takuar Trump. Rama po mendon batutën që do t’i thotë Trumpit”, deklaroi Fevziu.
Vizita e kryeministrit në SHBA dhe përfshirja në këtë iniciativë kanë nxitur diskutime në studio dhe në opinionin publik, në një kohë kur qëndrimet e vendeve evropiane ndaj nismës mbeten të rezervuara.
Lini një Përgjigje