
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pësoi infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.
Shukrov dhe bashkëshortja e tij kishin shkuar në fshatin piktoreskt, për të pushuar. Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe më pas u nis drejt Tiranës për një shërbim më të specializuar.
Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov, po merr trajtim shëndetësor në një prej spitalet private në Tiranë. Sipas burimeve nga spitali, Shukrov ndodhet në gjendje stabël dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve specifike si koronarografisë.
Lini një Përgjigje