TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 17:14

Përplasja për masën e sigurisë, Kushtetuesja njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Depozitoni parashtrimet brenda 27 shkurtit

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja për masën e sigurisë, Kushtetuesja njofton SPAK
Erjon Veliaj

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, që deri më 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku ky i fundit kërkon shpalljen si jo kushtetuese të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas gazetares Anila Hoxha, kërkesa u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare.

Ndërkohë, kryebashkiaku, së bashku me 29 persona të tjerë, ka kaluar për gjykim themeli pas rreth katër muajsh seancë paraprake. Çështja pritet të shqyrtohet në vijim nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë mbi kushtetutshmërinë e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK-ut, pas një hetimi të gjatë për dyshime korrupsioni. Ai ka kaluar një vit të plotë në paraburgim, duke u mbajtur në qeli pavarësisht kërkesave të mbrojtjes për zëvendësim të masës së sigurimit.

 

spak veliaj

Lini një Përgjigje