TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2025, 18:39

Përmbytjet në Durrës, 40 të paraburgosur zhvendosen në burgun e Fushë-Krujës

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Durrës, 40 të paraburgosur zhvendosen në

40 të paraburgosur të IEVP Durrës janë zhvendosur në burgun e Fushë Krujës.

Shkak u bë situata e përmbytjeve në zonën e ish-Kënetës pikërisht ku gjendet edhe ky institucion, teksa zhvendosja ka ndodhur dy ditë më parë.

Siç bëhet me dije, ishte më shumë një masë parandaluese për disa dhoma të institucionit që ndodheshin më pranë ujit.

Në këte institucion gjenden rreth 300 të paraburgosur.

Situata tashmë është normalizuar dhe pritet rikthimi i tyre në Durrës, për këte pritet urdhëri nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Lini një Përgjigje