TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 22:06

“Përgjimet e SKY voluminoze”, Karamuço: Për informacionet e dala nga aplikacioni, do të duhet një SPAK i dytë!

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjimet e SKY voluminoze”, Karamuço: Për

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se për të gjitha informacionet që janë zbardhur nëpërmjet aplikacionit Sky, do të duhej një SPAK i dytë, vetëm prej volumit të punës.

Në një intervistë për emisonin “Review” në ‘Euronews Albania’, ai deklaroi se ka prokurorë që kanë kryer një trajnim specifik për këtë aplikacion, formën si funksionon dhe si hetohet.

Sipas tij informacionet e nxjerra nga SKY janë tepër voluminoze dhe është e pamundur që SPAK t’i hetoj pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

Mendimi im absolut është që për Sky ne duhet të ngremë një SPAK tjetër. Ka një volum të jashtëzakonshëm që po vjen dhe vetë është shprehur nga disa prokurorë të SPAK-ut që kjo çështje me kaq shumë volum që po vjen, me bashkëpunim ndërkombëtar, e kemi të pamundur fizikisht që ta trajtojmë këtë në kohë sa më të shkurtër dhe për t’i dhënë hetimeve drejtim. S’është një dosje, ato janë informacione pafund që i shkojnë SPAK-ut me skeda konkrete. Përpara 10 ditësh disa miqtë e mi prokurorë kanë marrë pjesë në një trajnim i cili u zhvillua në qendrën e luftës kibernetike në Mal të Zi ku erdhën prokurorët francezë që hetonin Sky në vendin e tyre, ata që filluan këtë proces me amerikanët dhe ju bënë 1 javë trajnim, e hënë-e premte, për çfarë është Sky, si kanë hetuar e të gjitha me radhë”, shpjegoi Karamuço.

sky karamuço spak

Lini një Përgjigje