
Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të shkojë në GJKKO dy herë në muaj, për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur për çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit.
Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela, deklaroi se nëse Berisha refuzon të shkojë, SPAK mund ta shoqërojë edhe me forcë.
Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në “Report Tv” me gazetaren Anduela Ndreu, avokati Ngjela thotë se procedurat që po ndjek Berisha janë të gabuara.
“Procedurat janë të gabuara. Proceduralisht vetë e kanë bërë ligjin. Ia hoqën të drejtën imunitetit, ja kanë lënë parlamentarit vetëm në arrest. Kur i bien në kokë. Fakti që nuk është arrestuar nuk është e rëndë, është vetëm në proces. Të paraqitet. SPAK e kanë ndërtuar vetë të tërë këta. Njeriu nën akuzë nuk është shumë i qetë, ka shqetësim psikik. Nëse s’do paraqitet ata mund ta marrin edhe forcërisht. Unë them se cilat janë momentet ligjore, do i bëjë apo jo SPAK nuk e di”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje