TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 21:33

“SPAK po përdor metodat e FBI-së”, Karamuço: Prokurorët që shkuan në SHBA, u trajnuan me dosje të vërteta

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po përdor metodat e FBI-së”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se metoda e hetimit që po përdor SPAK është e shkollës Amerikane, ose më saktë shtoi ai metoda që përdor FBI.

Në një intervistë për emisomin, “Review” në “Eruonews Albania”, Karamuço shtoi se prokurorë të SPAK dhe të Byrosë kombëtare të hetimit janë thirrur për trajnime në Amerikë, ku kanë punuar mbi dosje të vërteta të Shqipërisë dhe ku është mësuar metoda me të cilën duhet të hetonin.

Kjo që po ndodh tani, që ne e bëjmë vetëm në manuale skolistike, është shkollë anglosaksone amerikane. Kjo shkollë nuk merret fare me individin pa i qepur dosjen. Shkon vetëm te prova. Kjo është shkollë e FBI-së. Këta ndjekin paranë, ku duhet të shikosh se kush të bëri punimet, ku të vjen posta, kush e merr postën.

Janë detaje shumë të rëndësishme për të mbërritur te prova. Individin ti e merr në fund. Kjo është shkollë amerikane. Në këtë shkollë janë thirrur edhe prokuror të SPAK-ut në Amerikë, edhe nga BKH-ja, kanë shkuar për trajnime. Atje ata trajnimin e kanë bërë mbi dosje të vërteta që kanë filluar të plasin një nga një në Shqipëri. Ata janë njohur me kazusin e dosjeve dhe u janë dhënë metodat me të cilat do bëhej hetimi”, tha profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço.

karamuço fbi spak

Lini një Përgjigje