TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 20:25

Akuzat ndaj Berishës, Kreshnik Spahiu: Nuk është Rama prapa SPAK, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Berishës, Kreshnik Spahiu: Nuk është Rama prapa SPAK,

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se prapa SPAK-ut, nuk fshihet kryeministri Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet inteligjente.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës nuk është politik, por krejtësisht i planifikuar nga Prokuroria e Posaçme dhe hetimet për çështjen dhe sigurisht me ndihmën e mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Unë nuk e shoh si një proces politik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar prej vitesh në prokurori dhe janë financuesi kryesor i reformës në drejtësi dhe SPAK-ut. SPAK-u ka mbështetjen e partnerëve perëndimorë në këtë proces dhe në disa të tjerë dhe unë gjykoj që prokuroria nuk ka ngritur një proces politik, por një proces nën mbështetjen dhe frymëzimin e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Spahiu.

spak rama berisha

Lini një Përgjigje