TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2023, 17:19

Djali përdhunues i pronarit të TV “6+1 Vlora”, i liruar 2 herë nga burgu me ulje dënimi; i fundit më 14 korrik 2023

Shkruar nga Pamfleti
Djali përdhunues i pronarit të TV “6+1 Vlora”, i liruar 2
Albert Deliaj dhe dy të arrestuarit

Katër muaj pas lirimit nga burgu me ulje dënimi, trafikanti, grabitësi me armë Klevis Deliaj, organizoi përdhunimin në grup të 26-vjeçares në Vlorë. Ndërkohë policia e prokuroria në pazar me babanë e tij Albert Deliaj, “cub” i Vlorës e pronar televizioni, kanë vendosur të mos e arrestojnë, duke e lënë jashtë dosjes penale...

Faktet në rastin e përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë, po tregojnë se Albert Deliaj, pronar i televizionit lokal “6+1 Vlora”, vazhdon të ketë ndikim pazaresh në polici e prokurori, të cilat nuk kanë përfshirë në dosjen hetimore djalin e tij përdhunues, Klevis Deliaj.

Në njoftimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës, thuhet se janë arrestuar Albi Ceno e Otjon Tahiri, të lënë me masë “Arrest në burg”, si dhe janë kërkim Gentjano Mehmeti e personi i katërt me inicialet V.K i moshës 36 vjeç.

Personi i katërt u konfirmua nga gazetarja Afrovita Hysaj dhe nga policia e Vlorës, e cila tha se është Klevis Deliaj, por incialet e personit të katërt në kërkim janë V.K e mosha 36 vjeç, ndërsa Klevis Deliaj, djali i pronarit të televizionit lokal të Vlorës, i ka incialet K.D e moshën 28 vjeç.

Kush e ka hequr Klevis Deliajn nga procedimi dhe dosja penale e dhunimit, drogimit e përdhunimit në grup të 26-vjeçares? A ka ndërhyrë ndonjë qeveritar pranë Bablokut, apo janë dhënë çeqe te policia dhe prokuroria e Vlorës, që Klevis Deliaj të mos preket?

Heqja e përdhunuesit Klevis Deliaj nga procedimi policor, është shpërfillje ndaj të qëndrimit të ministrit Balla, i cili shkoi takoi në spital 26-vjeçaren dhe mori në mbrojtje atë e familjarët e saj.

Ndërsa lënia jashtë hetimit prej prokurorisë së Vlorës, që ka marrë dëshminë e vajzës e të gazetares, tregon se segmente të drejtësisë së vjetër, vazhdojnë të mbrojnë e lirojnë kriminelët.

Këtë mbrojtje, paprekshmëri dhe lehtësim të Klevis Deliajt, djalit të pronarit “cub” të televizionit “6+1 Vlora” Albert Deliaj, prokuroria dhe gjykatat e kanë bërë në disa raste, madje duke e liruar dy herë nga burgu me ulje dënimi.

Më 21 mars 2017, përdhunuesi Klevis Deliaj u arrestua e dënua në Vlorë, për grabitje toke me dhunë dhe përdorim pistolete tip “Lunger” ndaj pronarit të truallit A.D, por pas 4 muajsh u lirua, duke u dënuar me kohën e paraburgimit, për “vuajtje nga stresi e sjellje të mirë”.

Më 3 nëntor 2017, Klevis Deliaj me mjetin e tij “Audi” te pjesa e autostradës në Panaja të Vlorës, goditi me paramendim një mjet tjetër me qëllim për ta nxjerrë nga rruga, duke shkaktuar zinxhir përplasje makinash, por policia e Vlorës e vetëm sa e shoqëroi dhe nuk procedoi, duke e lënë të lirë.

Më 12 maj 2020, u arrestua në flagrancë në fshatin Pajovë të Peqinit për kultivim e trafik droge me grup të strukturuar dhe u dënua me 5 vite burg.

Djali përdhunues i pronarit të TV “6+1 Vlora”, i liruar 2

Në 2 shkurt 2022 u ri-arrestua dhe u ridënua brenda në burg edhe me masën pa të drejtë përfitimi ulje dënimi, pasi nga përgjimet e Shërbimit të Burgjeve dhe Prokurorisë, u provua se Klevis Deliaj drejtonte trafikun e drogës, urdhëronte nga qelia gjobëvënie, rrahje, futje celularësh, pijesh alkoolike, armësh të ftohta e femrash në burg, duke korruptuar gardianët.

Por më 13 korrik 2023, përdhunuesi i 26-vjeçares, kultivuesi dhe trafikanti i drogës, gjobëvënësi, grabitësi i tokave me armë, u lirua me ulje dënimi nga Gjykata e Elbasanit, për “Sjellje të mirë dhe realizim të qëllimit të dënimit”.

Por 4 muaj pas lirimit nga burgu me ulje dënimi, trafikanti, grabitësi i tokave me armë dhe gjobëvënësi Klevis Deliaj, organizoi përdhunimin në grup të 26-vjeçares në Vlorë. Ndërkohë policia e prokuroria në pazar me babanë e tij Albert Deliaj, “cub” i Vlorës e pronar televizioni, kanë vendosur të mos e arrestojnë, duke e lënë jashtë dosjes penale./Pamfleti

Lini një Përgjigje