
Diplomati Agim Nesho duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ka kritikuar këtë të fundit për debatet që pati me ambasadorin rus.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se debati që bëri me përfaqësuesin rus ishte pa interes duke shtuar se kreu i qeverisë sonë shkeli rregulloren e OKB-së.
“Rama e tejkaloi në debatin që bëri me ambasadorin rus. Çështja e Ukrainës duhet të prevalojë. Debati ishte pa interes, ku ambasadori rus filloi t’i jepte leksione për procedurën e Këshillit.
Pavarësisht mjeshtërisë së piarit që Ramës nuk i mungon, pjesa tjetër është për ta përgëzuar, mbrojti atë linjën që shqiptarët e kanë kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe. Rama ishte në një ngërç të madh. Rama bëri një show për veten e tij për arsye sepse dje dhe sot është bërë një diskutim për çështjen Mc Gonigal”, tha ai.
Lini një Përgjigje