TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 21:32

“Ka mashtruar mbi 17 mijë shqiptarë”, Prençi: Call Centeri kryesor i Josifit ishte në një godinë shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

“Ka mashtruar mbi 17 mijë shqiptarë”, Prençi: Call

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka zbuluar detaje të reja nga veprimtaria kriminale e Amant Josifit, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i përfshirë në skandalin e zhvatjes së miliona eurove përmes një skeme me call centera.

Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në ‘Ora News’, ai tha se Call center-i kryesor i Josifit ishte në një godinë shtetërore. Sipas tij një pjesë e policisë nuk vepronte dot, sepse ishin të paguar për të mos folur rreth këtij fenomeni.

Kompania që operon armata e kompanive të Amnat Josifit ndodhet në një godinë shtetërore. Ato kanë xhiruar përmes mashtrimit një shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit në një vit.dhe kjo ka ndikuar edhe tatëpjetën e euros në Shqipëri. Në 2017-ën ky sistem piramidal përmes call centerave filloi të lulëzojë me hapa galopantë. Policia nuk vepronte dot sepse një pjesë e tyre ishin të paguar për të mos folur rreth këtij fenomeni. Dhe çuditërisht heshtën ndaj këtij fenomeni. Hetimet e kësaj kanë ardhur nga partnerët tanë. Nga Shqipëria janë mashtruar mbi 17 mijë persona”, u shpreh ndër të tjera Shemsi Prençi.

josifi call centeri

Lini një Përgjigje