TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2024, 09:50

Pastruan 11 mln euro para krimi në Shqipëri, Policia zbulon skemën si transferuan paratë nga parajsat fiskale

Shkruar nga Pamfleti

Pastruan 11 mln euro para krimi në Shqipëri, Policia zbulon

Dy të arrestuarit me vendim gjykate janë Darin Gezdari dhe bashkëpunëtorja e tij Arlinda Marku.

Policia e Tiranës, pas një viti hetimi, ka finalizuar operacionin “Cost to cost”, duke vënë në pranga 2 persona, të akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash.

41-vjeçarja Arlinda Marku, është nga Lezha, ndërsa 34-vjeçari Darin Gezdari, është nga Tirana.

“Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas. Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada”, njofton policia.

“Tiranë/Pas 1 viti hetim, finalizohet operacioni policor i koduar “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zhvillua në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas.

Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale.

Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme”, njofton policia.

11 mln euro para krimi në shqipëri

Lini një Përgjigje