
Në prag të festës së Pashkës Ortodokse, është rritur ndjeshëm fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës, ku autoritetet shqiptare kanë marrë masa për përballimin e situatës.
Sipas burimeve zyrtare, pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve në funksion për të shmangur krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.
Fluksi më i lartë është regjistruar në hyrje drejt Shqipërisë. Autoritetet bëjnë të ditur se, falë organizimit dhe hapjes në maksimum të sporteleve, deri më tani është shmangur krijimi i radhëve të gjata.
Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë arritur deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet kufitare vijojnë monitorimin e situatës, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe më tej në ditët në vijim për shkak të festave.
Lini një Përgjigje