TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2026, 20:45

“Qytetarët nuk e shohin drejtësinë”, Gonzato “hap derën” për rishikimin e reformës: Ka nevojë për përmirësim

Shkruar nga Pamfleti
“Qytetarët nuk e shohin drejtësinë”, Gonzato
Silvio Gonzato

Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, ka sinjalizuar se mbështet idenë e një rishikimi të reformës në drejtësi.

Teksa mazhoranca ka dhënë sinjale të qarta për rishikim të një sërë ligjesh, Gonzato ka deklaruar se ka nevojë për përmirësim.

Sipas tij qytetarët nuk janë duke i prekur rezultatet, teksa tha se pas 10 vitesh ka nevojë për një bilanc.

Një dialog konstruktiv që synon përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë për ta bërë atë më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, sepse, po flisja për SPAK-un, por sistemi i zakonshëm i drejtësisë vuan nga shumë vonesa, ngecje, qytetarët nuk e shohin vërtet drejtësinë, nuk kanë qasje në drejtësinë që meritojnë. Pra, një diskutim mbi këto çështje është plotësisht i justifikuar dhe është një diskutim në të cilin jemi të gatshëm të angazhohemi”, tha ambasadori në "Euronews Albania".

Teksa ka komentuar përplasjet mes drejtësisë dhe politikës, ai deklaroi se e sheh si pozitive. Por sipas tij, duhet të ruhet kufiri mes debteve dhe sulmeve personale.

Tensionet mund të jenë pozitive, sepse nëse flasim për tensione midis ekzekutivit nga njëra anë dhe gjyqësorit nga ana tjetër, por që varen nga njëri-tjetri, kjo është pothuajse normale, do të thosha. Nëse shikoni debatet në vendet e tjera evropiane, gjithmonë gjeni politikanë që ndonjëherë kritikojnë gjyqësorin, gjyqësorin që kundërshton, etj. Pra, nuk jam i shqetësuar për këtë. Mendoj se është pjesë e një dialogu që duhet të zhvillohet, sepse pas reformës, reformës në drejtësi që u ndërmor në vitin 2016, jemi 10 vjet më vonë, mund të ketë gjëra që duhet të trajtohen në drejtim të ofrimit të mbrojtjeve më të mëdha për të drejtat e të pandehurve, etj.”, tha ai.

gonzato reforma

Lini një Përgjigje