
Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato, ka folur lidhur me komentet dhe fyerjet që bëhen në drejtim të tij nga faktorë të ndryshëm në politikë. Sulmi i fundit ishte ai i kreut të PD-së Sali Berisha i cili foli për orientimin seksual të ambasadorit.
Duke folur për këtë, Gonzato thumboi Berishën duke thënë se njerëzit e lënë në harresë e kanë fyerjen si të vetmen mënyrë për të dalë nga ajo gjendje.
Pjesë nga intervista:
-Z. Ambasador, ju keni qenë shpeshherë nën presionin e sulmeve personale. Si i komentoni këto sulme ndaj jush?
Ambasadori: Do të bëja një dallim midis sulmeve personale, të cilat kanë të bëjnë me jetën time private, orientimin tim seksual. Këtu mund të them vetëm një gjë. Ka njerëz që të vetmen mënyrë për të dalë nga harresa, dhe janë lënë në harresë sepse nuk janë më të rëndësishëm, të vetmen mënyrë për të dalë nga kjo kanë bërjen e komenteve fyese. Sepse në ditët e sotme, për fat të keq, ky lloj qëndrimi shkakton reagime dhe kështu i bën ata përsëri të rëndësishëm. Sinqerisht, nuk kam kohë për ta. Vërtet nuk shqetësohem. Nuk kam asgjë për të thënë. Jam mirë me veten time dhe nuk kam nevojë të justifikohem në asnjë mënyrë. Kur njerëzit kritikojnë kompetencën time profesionale, kur thonë se nuk po e bëj punën time siç duhet…
Lini një Përgjigje