TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 21:48

“Pas makinës së Hamza Licit ishte një tjetër”, Klodiana Lala: Një vlonjat ndihmoi Ibrahimin të largohej!

Shkruar nga Pamfleti

“Pas makinës së Hamza Licit ishte një tjetër”,

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ende mbetet mister personi që del në videon gjatë masakrës së Dobraçit, ndërkohë që dyshohet se pikërisht ky person është Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala thotë se ka dyshime se pas makinës së Hamza Licit ishte tjetër që drejtohej nga një vlonjat me të cilin është larguar Ibrahim Lici.

Kam dyshime të forta që Ibrahim Licia ka qenë në atë automjet por në informacionet që unë kam pas automjetit që drejtohet nga Hamza Lici, ka qenë edhe një automjet që drejtohej nga nëj shtetas vlonjat që kishte lidhje familjare me familjen Lici.

Kjo për shkakun se gruaja e Mustafa Licit është nga Vlora, që dotë thotë se Ibrahim Lici ka qenë në ata makinë dhe mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të gjurmëve të gjakut që janë gjetur ne sediljet e pasme të automjetit, në pamje te pamje duket i tillë. Duhet konfirmuar provat shkencore”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje