TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 21:28

A u plagos Ibrahim Lici në masakrën e Dobraçit? Klodiana Lala zbulon detaje të reja!

Shkruar nga Pamfleti

A u plagos Ibrahim Lici në masakrën e Dobraçit? Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ka dyshime të forta se në ngjarjen e Dobraçit, pak ditë më parë në Shkodër, ka qenë i pranishëm edhe Ibrahim Lici.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se dyshimet janë që ai mund të jetë plagosur gjatë atentatit, por se provat shkencore do ta vërtetojnë në fund. 

"Dosja për momentin ka kaluar në SPAK, ka disa ditë që është përcjellë për moskompetencë nga Prokuroria e Shkodrës. Ata arritën në konkluzionin që atentati ishte kryer nga grup i strukturuar kriminal. Ngjarja mund të bashkohet me shumë dosje të tjera kriminale dhe që mendohet se janë kryer nga i njëjti grup.

Në SPAK mbërriti vajza e Flutura dhe Bashkim Bashës, dy qytetarët që u vranë fare pa lidhje me ngjarjen. Ajo kërkonte informacion, donte të dinte si ndodhi ngjarja. Pavarësisht se u aksidentuan nga viktimat, kur automjeti doli nga rruga, vajza kërkonte drejtësi. Problemi është se sot kemi disa pikëpyetje.  A mori masa policia për ta parandaluar vrasjen e Arlind Bushatit që kishte sinjalizuar?

Është një person i tretë që shfaqet. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet. Por nga informacionet që kam, ka patur edhe një automjet tjetër, që drejtohej nga një shtetas vlonjat, lidhje familjare e Licëve. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet, mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të gjurmëve të gjakut që janë gjetur. Por nuk e konfirmoj dot a është i njëjti person. Në pamje të parë duket i tillë, por duhet ta konfirmojnë provat shkencore", tha Lala.

Lini një Përgjigje