
Gazetari Xhevahir Zhabina tha se vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mund të jetë kryer me një armë që vështirë gjendet në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai deklaroi se kjo ngjarje ka shumë mister dhe se zbardhja e rastit është e vështirë edhe për shkak të personazhit.
“Është nga ato ngjarje me shumë mister brenda. Në pamje të parë është kuptuar që ai njeri nuk kishte asnjë problem dhe kur kanë shkuar afër kanë parë që ishte qëlluar me një plumb të vetëm.
Një pikëpyetje është arma e përdorur, që vështirë të gjendet në Shqipëri. Ai ka hapur një kompani në vitin 2018. Është pak e vështirë zbardhja në këtë moment për shkak edhe të personazhit”, tha ai.
Lini një Përgjigje