
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga vrasja e biznesmenit Eduard Reçi. Ajo u shpreh se ka dyshime se Reçi u nga një vrasës profesionist nga dhoma e një hoteli afër pallatit të biznesmenit.
Lala shton se në momentin e vrasjes, biznesmeni ka qenë duke folur në telefon poshtë pallatit të tij. Sipas saj, autori kishte fushëpamje, ndërsa dyshohet se është ekzekutuar nga një distancë 35-40 metra.
“Në momentin e vrasjes, ka qenë duke folur në telefon në sheshpushimin e pallatit të tij, kur është qëlluar më një plumb në kokë.
Ka dyshime se është qëlluar nga dhoma e një hoteli që kishte pamjen mbi sheshpushimin ku po qëndronte viktima, mendoj se mund të jetë një distancë 35-40 metra, ndërkohë që akoma nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit të vrasjes.
Dyshime se bëhet fjalë për një qitës profesionist që ka gjuajtur në atë distancë”, tha Lala për “TPZ”.
Lini një Përgjigje