TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 18:59

"Dyshohet se u qëllua nga pallati ngjitur", gazetari për ekzekutimin e Reçit: Pse identifikimi i autorëve është i vështirë

Shkruar nga Pamfleti

"Dyshohet se u qëllua nga pallati ngjitur", gazetari për

Gazetari Sokol Demaj ka folur lidhur me vrasjen e biznesmenin Eduard Reçi në Tiranë. Ai ka treguar detaje për ngjarjen, duke thënë se biznesmeni u vra teksa po futej në banesën e tij përballë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Gazetari Dema thotë se ka dyshime që qitësi të ketë qenë në ndonjë kat të sipërm të një pallati ngjitur me pallatin ku Reçi kishte banesën. Ai shtoi se duket se vrasja është kryer nga profesionistë.

“Ka qenë momenti që po shkonte në banesë. Nga ajo që thonë burimet, plumbin e ka në pjesën e pasme të veshit të djathtë, çka krijon përshtypjen që qitësi mund të ketë qenë ngjitur me pallatin e tij. Nga aty mund të jetë qëlluar, por kjo ende nuk është vërtetuar. Është një atentat i mirëorganizuar duke pasur parasysh mënyrën se si autori është larguar pa lënë asnjë shenjë. Një atentat i mirëorganizuar dhe po haset vështirësi për të çuar drejt një identifikimi. Duket që kemi të bëjmë me njerëz profesionistë që e kanë kryer”, tha gazetari Dema në Report Tv.

Për mënyrën se si është organizuar atentati, nga i cili s’ka asnjë gjurmë të autorit dhe nuk është filmuar as nga kamera, gazetari Dema thotë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë. Sipas gazetarit, kjo ngjarje ka thyer çdo barrierë pasi kanë kaluar 24 orë dhe jo vetëm që jemi shumë larg për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Efikasiteti dhe mënyra se si është goditur, mendoj se do lodhen për ta hetuar dhe gjetur prova për të akuzuar persona të veçantë. Jemi mësuar të kemi një skemë në ngjarje kriminale, derdhje e një numri të madh plumbash, largimi i autorëve dhe djegia e automjetit. Këtu s’kemi të bëjmë me këtë skemë, ka thyer çdo barrierë, kur kanë kaluar 24 orë jo vetëm jemi shumë larg për identifikimin, por ka një hije, nuk duken autorët. Ka një pamje të kamera të sigurisë që tregon 52-vjeçarin që po lëvizte në këmbë, një e qitur arme dhe bie në tokë. S’ka pamje për ta kuptuar se ku ndodhet. Ka dyshime se është qëlluar nga një kat i sipërm i ndonjë pallati në lartësi. Por ende nuk është kuptuar nga ku është qëlluar. Nuk është snajper, është një plumb që ka hyrë dhe ka dalë në kokën e 52-vjeçarit. S’ka sjellë dëmtime siç do sillte një plumb snajperi”, tha Dema.

Lini një Përgjigje