TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 18:42

Ben Blushi: Pse mendoj se Inteligjenca Artificiale do të bëjë atë që Zoti nuk arriti ta bënte dot!

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi: Pse mendoj se Inteligjenca Artificiale do të bëjë

A do ta zëvendësojë Zotin, Inteligjenca Artificiale?

Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin të titulluar “Parajsa Artificiale”.

Në një intervistë Ben Blushi duket se ka provokuar pak. Sipas tij, Inteligjenca Artificiale mund të mos e zvendësojë Zotin, por mund ta bëjë botën më të barabartë dhe më të sigurt se ai. Madje ai mori dhe shembuj konkretë, duke treguar për shembull atë që ndodh me drejtësinë.

Libri përpiqet të ndërtojë një maket të botës se si mund të jetë pas 10 vitesh, 200 a 1 mijë vitesh, nuk ka rëndësi, kur unë dhe ti, pra qenia njerëzore të mos jemi këta që jemi. Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë shumë nga punët që bëjmë ne, që nga gazetarët, rrobaqepësit, apo shoferi, ose gjyqtari. Ke ti ndonjë konflikt gjyqësor? Do doje ta kishe gjyqtarin nga këta që sheh përditë në TV apo një tru artificial që merr mendim nga të dyja palët dhe pastaj vendos. Unë do të preferoja një Inteligjencë Artificiale. Ti e ke gjyqin në 10.00 ai vjen në 10.15. Pastaj në 12 thotë do iki të ha drekë, pastaj thotë do iki në plazh. Kështu janë. Kudo është ky problem, edhe Trump po ta pyesësh ankohet për gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA”, tha Blushi.

Sipas tij, duhen gjetur mekanizma që qenia njerëzore të jetë me e drejtë, më e barabartë dhe më e lumtur. Dhe ky është thelbi i librit.

Nëse do të arrijmë përmes teknologjisë, çka nuk e kemi nga zoti. Zoti nuk e bën dot botën më të lumtur, njerëzit më të barabartë. Njerëzit qofshin myslimanë, të krishterë, të pasur, të varfër, janë njësoj jo të lumtur. Ka më shumë popuj të palumtur, pavarësisht se mirëqenia rritet. Atëherë rruga e Zotit nuk e bëri botën më të drejtë. Atëherë ka rrugë të tjera, shkenca. Ti s’je kundër për shembull që trafikun në Tiranë ta rregullojë një robot. Ai nuk korruptohet. A do ta zëvendësojë Zotin? Jo nuk ka pse e zëvendëson Zotin”, tha ai në "Euronews".

Blushi foli për gazetarët dhe nga Panairi i Librit, atje ku po prezanton librin e tij më të fundit. Sipas tij, parajsa që ne njohim është ajo që mendojmë se ekziston pas vdekjes, kurse parajsa në libër është një parajsë e krijuar nga teknologjia, pra më saktë nga Inteligjenca Artificiale. 

Rishfaqja e personazhit të Simon Shuterit në krijimet e Blushit nuk është rastësi. Shkrimtari e sjell këtë karakter ndryshe, duke i dhuruar në duar Inteligjencën Artificiale.

Librat e mi nuk janë seri e njëra-tjetrës, janë tema të ndryshme, por një personazh qarkullon te të treja, ose të paktën në tre libra, sepse unë kam më shumë se kaq. Ky është njeriu që rindërton botën, në këtë rast rindërton parajsën, në një libër tjetër ai krijon një lloj ferri. Pra është një njeri që luan, ai quhet Simon Shuter dhe shpresoj mos të jetë libri i fundit që e kam, sepse më pëlqen”, thotë Blushi.

Libri vjen si një eksperiment letrar ndaj dhe struktura e tij është e veçantë. Ai ndahet në dy pjesë; “Ferri” dhe “Parajsa”, ku në të parën kemi bisedat e Simonit që përbëjnë një lojë mendore, teksa tenton të qetësojë vajzën e re përmes krijimit të një bote imagjinare. Ndërsa në pjesën e dytë, Simoni projekton një utopi, ku Inteligjenca Artificiale ka transformuar botën, duke eliminuar faktorët që sjellin dhimbje dhe ndarje mes njerëzve.

Lini një Përgjigje