TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 21:01

“Armë e veçantë, e përdorur për herë të parë në Shqipëri”, Ervin Karamuço zbërthen vrasjen e biznesmenit: Tipike mafioze

Shkruar nga Pamfleti

“Armë e veçantë, e përdorur për herë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se vrasja e biznesmenit Eduard Reçi një natë më parë në kryeqytet është tipike mafioze, e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar.

Ai tregoi se në ngjarje është përdorur një pushkë me fishekë që nuk lë gjurmë ndaj është e vështirë për policinë të identifikohet lloji i armës.

Është një vrasje me elementë shumë të sofistikuar, e mirëmenduar, madje edhe distanca, armatimi dhe mungesa e gjurmëve në vendngjarje tregojnë për një organizim perfekt. Autorët kanë zgjedhur darkën, e kanë mbajtur në vëzhgim, sapo ka dalë te rrugica, te pjesa e trotuarit është qëlluar dhe ka rënë në tokë. Është një distancë e afërt, me pushkë, polica është habitur pasi bëhet fjalë për disa pushkë të veçanta që qëllohet me disa plumba pa këmishë, një armë e veçantë që përdoret për herë në atentate, e kanë menduar që mos të lënë gjurmë. Nuk është dëgjuar shumë, mund të jetë goditur ose nga një pallat ose nga një makinë”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje