
Gazetarët Xhevair Zhabina dhe Sokol Bregu kanë folur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, mbrëmjen e kaluar në Tiranë, pranë pallatit ku banonte.
Zhabina deklaroi se ai është qëlluar me një armë të modifikuar nga rreth 25 metra larg, ndërsa gazetari Sokol Bregu u shpreh se biznesmeni u qëllua nga 50 metra largësi. Ai shton se vrasja është një hakmarrje e madhe dhe për vrasje të tilla nga distanca është paguar shumë.
“Mënyra se si është kryer kjo vrasje, është e vërtetë kjo e fishekzjarreve. Ky person nuk kishte probleme dhe kur ka rënë në tokë e kanë parë se kishte një plagë të vetme që është shkaktuar nga ndonjë që ka qëlluar nga 25 metra me një armë që nuk gjendet në Shqipëri, por është modifikuar. Ai ka ndërtuar një pallat në vitin 2011 dhe në vitin 2020 biznesi i tij është pezulluar”, tha Zhabina për “TPZ”.
“Shqipëria ka parë vrasje nga 100 metra e lart. Vrasja e Kastriot Reçit në Mirditë ishte nga një largësi e madhe dhe një vrasje që ka ndodhur në Shkodër që është qëlluar nga kalaja e Rozafës. Distanca e djeshme është rreth 50 metra. Ka shumë vrasje në Shqipëri, por janë me kallashnikovë nga 5-6 metra dhe qëllojnë shënjestrën me mbi 100 plumba. Personi ka pasur vështirësi që të kryejë vrasjen dhe të largohej dhe është zgjedhur një vrasje me pagesë dhe e kushtueshme. Me çfarë kemi parë nga “Metamorfoza” janë vrasje mbi 100 mijë euro. Është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë për një vrasje nga distanca”, u shpreh Bregu për “TPZ”.
Lini një Përgjigje